Ambasada Britanike e cilëson të gabuar anulimin e konkursit për drejtor të burgjeve

Ambasada Britanike e cilëson të gabuar anulimin e konkursit për drejtor të burgjeve

12 tetor 2018 07:00

Ka rreth katër muaj që Nehat Thaçi është zgjedhur udhëheqës i Shërbimit Korrektues në Kosovë. Por pas dhjetë muajsh menaxhim me këtë institucion ai do të detyrohet ta lërë pozitën e tij. Kjo pasi Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil ka vlerësuar se zgjedhja e Thaçit është e jashtëligjshme dhe u ka dërguar rekomandim Ministrisë së Administratës Publike dhe asaj të Drejtësisë që ta anulojnë këtë konkurs shkruan sot Koha Ditore.

Një gjë të tillë ky Këshill e ka bërë disa muaj pasi kandidati Ali Gashi është ankuar se përzgjedhja e drejtorit të Shërbimit Korrektues është e jashtëligjshme. Por vendimi i së enjtes ka ngjallur reagime tek Ambasada Britanike, e cila ka monitoruar procesin e zgjedhjes së Thaçit në këtë pozitë.

Në një prononcim për gazetën, Ambasada Britanike ka thënë se kandidatit të cilit i është aprovuar kërkesa nuk ka qenë fare në listën e ngushtë për këtë pozitë.

“Z. Ali Gashi është diskualifikuar në fazën e parë për shkak se përvoja e tij paraprake nuk përmbush kriterin e përvojës drejtuese së paku 5-vjeçare që kërkohet nga aplikantët që synojnë të emërohen në pozita të tilla të larta drejtuese, siç është pozita e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës për gazetën...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme