Petro Koçi zyrtarit serb: Kosova është e pavarur, njohja i kontribuon stabilitetit rajonal

Petro Koçi zyrtarit serb: Kosova është e pavarur, njohja i kontribuon stabilitetit rajonal

11 tetor 2018 13:22

Tiranë, 11 tetor - Në Ministerialin e Mbrojtjes të Europës Juglindore (SEDM), që u mbajt sot në Beograd, zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, iu përgjigj flakë për flakë sekretarit të Shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Bojan Jocic.

Përfaqësuesi i Serbisë deklaroi se Serbia është kundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë Kosovës dhe Metohisë dhe e konsideroi të rrezikshme për stabilitetin në rajon shndërrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur.

Por ka reaguar menjëherë në fjalën e tij zëvendësministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Petro Koçi, duke deklaruar se: “Kosova është një vend i pavarur që duhet të ftohet në SEDM”.

Ai tha se “anëtarësimi i Kosovës në iniciativa të tilla rajonale jo vetëm kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajon, por lehtëson gjithashtu shpirtin e dialogut dhe realizmit mes Prishtinës dhe Beogradit”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme