Arbëri

Haradinaj lëshon takimin e thirrur nga Veseli

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka marrë pjesë në takimin që e ka thirrur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Ai pas një kohe ka dal nga takimi, duke treguar se brenda janë ende përfaqësues të partive në koalicionin qeveritar si dhe ata të PSD-së dhe Alternativës, transmeton ksp.

Veseli të hënën ka ftuar krerët e partive politike për të diskutuar për harmonizimin e një rezolute për dialogun me Serbinë.

Ftesës së Veselit iu ka përgjigjur negativisht LDK dhe Vetëvendosje.