Arbëri

Tjetër tërmet godet Shqipërinë, epiqendra në Mirditë

Nuk kane te sosur lëkundjet e tërmetit ne vend. Pas dy goditjeve të regjistruar gjatë ditës së djeshme me epiqendra nga jugu e më tej spostuar në Lushnje, një tjetër termet është shënuar sot.

IGJEUM raporton se ka regjistruar një goditje tërmeti ne orën 04:47 të mëngjesit të sotëm, me epiqendër në Mirditë.

Sipas IGJEUM tërmeti ka qenë me magnitudë 2.5, 7 kilometër në verilindje të Klosit dhe me thellësi 2 km.