Arbëri

Sot në Shqipëri mot me vranësira kalimtare

Paraditja në Shqipëri vijon në kushtet e moti të kthjellet në zonat veriore dhe qendrore por me kthjellime dhe vranësira të lehta paraqitet jugu dhe zonat juglindore.

Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat perëndimore, ndërsa vranësira më të dendura do të shfaqen në zonat lindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime në mëngjes.

Por mesdita do te sjelle rritje të lehtë ku maksimumi ngjitet në 28°C.

Era do fryjë e lehte dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verilindor ndërsa në det vijon dallgëzim deri 2 ballë.