Kuçi fton Thaçin e Haradinajn të pajtohen në Junik

Kuçi fton Thaçin e Haradinajn të pajtohen në Junik

10 tetor 2018 22:32

Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi u ka bërë thirrje presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, që të shkojnë në Junik për t’u pajtuar dhe për të unifikuar qëndrimet e tyre për dialogun dhe kufijtë e Kosovës karshi Serbisë.

Ditëve të fundit dy liderët shtetërorë kanë pasur deklarata të ashpra ndaj njëri-tjetrit.

“Dallimet e shprehura ditëve te fundit në lidhje me kufijtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nga ana e Presidentit Thaçi dhe Kryeministrit Haradinaj nuk i bëjnë nder asnjërit prej tyre, përkundrazi dëmtojnë qytetarët dhe të ardhmen e Kosovës, njëkohësisht i bëjnë favore diplomacisë agresive hegjemoniste të Serbisë. Prandaj, në kuptim të heqjes së dallimeve dhe unifikimit të qëndrimeve për dialogun dhe kufijtë e Kosovës karshi Serbisë e ftojë mikun tim Presidentin e Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe Kryetarin e Partisë sime (AAK-ë), Kryeministrin e Kosovës, z. Ramush Haradinaj në takim në Junikun e Kuvendeve dhe Pajtimeve të mëdha historike !!” ka shkruar Kuçi në Facebook.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

ali pashe tepelena11/10/2018 11:01

pun katunari ende mendon se jeton ne kohen e mesjetes, ben thirje "poglavicat" mi pajtu

Shto koment

Të ngjashme