Arbëri

Shqiptarët, turistë në Beograd

Agjenci turistike nga Shqipëria, në këtë pranverë kanë filluar organizimin e turneve turistike nëpër Serbi, kryesisht në Beograd transmeton Koha.net.

Këto turne treditëshe kushtojnë rreth 100 euro.

Para shkuarjes në Beograd, turistët nga Shqipëria vizitojnë Shkupin, pastaj Preshevën ku, në “Serbi mund të gjendet minoriteti shqiptar” citon portali serb “telegrafi” të shkruhet në një agjenci turistike.

Në Beograd shqiptarët vizitojnë Tempullin e Shën Savës, Knez Mihailin, Kalemegdanin, Kuvendin e Serbisë e të Beogradit, Urën Branko, urën në Adë, Pallatin e Bardhë, Skadarlinë …

Ditën e tretë bëhet kthimi për në Tiranë e gjatë kthimit vizitohet Prishtina.