Serbët protestojnë afër urës së Ibrit Foto: Kossev

Serbët protestojnë afër urës së Ibrit

10 tetor 2018 13:54

Në Mitrovicë është mbajtur një protestë e serbëve lokalë atje e cila ka nisur simbolikisht në orën 12:44, protestë të cilën e organizon Lista Serbe.

Në protestë, sipas “Vestit”, kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i serbëve që kanë shkuar edhe nga komuna tjera e janë tubuar në afërsi të urës së lumit Ibër.

Pjesëmarrës ishin edhe mantelbardhët, me të cilët ishte edhe drejtori i qendrës klinike të veriut, Milan Ivanoviq, të cilët po mbanin në duar pankarta si “Asociacioni, shpresa jonë”, “S’ka kthim prapa” dhe “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”, ndërsa është intonuar edhe himni serb, transmeton Koha.net.

Në skenë t pranishëm janë edhe udhëheqësit e Listës Serbe - Goran Rakiq, Milan Radoiçiq, Dalibor Jevtiq, Slavko Simiq, Nenad Rikalo, Igor Simiq dhe Srxhan Popoviq.

Kishte edhe forca policore të pranishme, por jo në numër të madh.

Lista Serbe mbrëmë kishte bërë thirrje tek qytetarët që t’u bashkohen në protestën pas, siç thonë, 2 mijë ditëve nga arritja e marrëveshjes për Asociacionin e komunave serbe “që në mënyrë të qartë dhe dinjitoze të dërgojmë porosinë se do të qëndrojmë dhe mbijetojmë në këto zona dhe nuk do të lejojmë që Asociacioni të mbetet në harresë dhe mos-veprimi i Prishtinës të jetë në rregull”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme