Daçiq: Na thonë “shikoni kah e ardhmja”, ndërsa mendojnë “njiheni Kosovën” Foto: Ilustrim

Daçiq: Na thonë “shikoni kah e ardhmja”, ndërsa mendojnë “njiheni Kosovën”

09 tetor 2018 14:59

Ministri serb i Jashtëm, Ivica Daçiq, ka thënë se ka shumë “doktorë politikë” që e këshillojnë Serbinë që të orientohet kah e ardhmja, ndërsa me këtë ata në të vërtetë mendojnë vetëm “njohjen e Kosovës”, ndërsa ka pyetur ata se përse nuk e këshillojnë Kosovën “që të orientohet kah e ardhmja” dhe të njohë autonominë e Kosovës në Serbi.

“Çka nënkupton kthimi kah e ardhmja”, pyeti Daçiqi, i cili mori pjesë në panelin “Sfidat e Sigurisë në Ballkan” në Timishoara në Rumani, ku ai dhe ministri i jashtëm rumun, Teodor Meleshcanu shkëmbyen përvoja dhe reflektime mbi sfidat aktuale dhe shkaqet e tyre në rajon, shkruan Koha.net.

“Atë formulim e shfrytëzojnë doktorët politikë kur bëhet fjalë për Kosovën, ‘orientohuni nga e ardhmja, lëreni Kosovën’. Atëherë, pse s’thoni në Prishtinë ‘orientohuni kah e ardhmja, bëhuni autonomi në Serbi’. E rrihni dikë, e më pas i thoni ‘orientohuni kah e ardhmja’. Nuk është kjo kaq e thjeshtë. Janë parulla, nuk është jetë”, tha Daçiqi.

Ky reagim i Daçiqit erdhi në fund të panelit, ndërsa nga publiku i thanë se 90 për qind e prezantimit të tij ishte i shkëlqyeshëm, por fliste për të kaluarën, ndërsa “e ardhmja është çelës dhe në interes të shtetit tuaj”.

“Bëhuni konkretë, dhe më thoni çfarë dëshironi? A dëshironi që Serbia të njohë Kosovën”, pyeti Daçiqi.

“Këtu po flasim për probleme konkrete, që janë në zhvillim e sipër, që po ndodhin. Nuk po flasim për Mesjetën. Mund t’u thoni spanjollëve dhe katallanëve që të shohin kah e ardhmja. Mund t’i thoni edhe Moldavisë dhe moldavëve, që të shohin kah e ardhmja”, tha më tej ai.

“Ne jemi në proces të zgjidhjes së kësaj çështjeje dhe kjo s’ka përfunduar, ndërsa ju bëhuni konkret dhe thoni çfarë mendoni në të vërtetë”, përfundoi Daçiqi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme