Qeveria ndan 2.6 milionë euro për të paguar orët shtesë të policëve Foto: Ilustrim

Qeveria ndan 2.6 milionë euro për të paguar orët shtesë të policëve

09 tetor 2018 14:41

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndajë 2 milionë e 600 mijë euro për kompensimin e punës jashtë orarit, të policëve të Kosovës.

Në mbledhjen e sotme të ekzekutivit, kryeministri Ramush Haradinaj tha se policia e një vendi nuk guxon në asnjë mënyrë të mbetet pa u paguar.

Haradinaj ka shtuar se kohë më parë kishin përmbyllur një pjesë të obligimeve.

“Kërkesa e Policisë së Kosovës është në vlerë prej 2 milionë e 600 mijë euro për kompensimin e orëve të punës pas orarit. Ky vendim është dashur të hyjë në fuqi në momentin e nënshkrimit. Ky është veprimi final. Ne më herët kemi mbyllë një pjesë të obligimeve. Shteti duhet të kujdeset për policët e vet e jo t’u mbesë borxh. Një shtet që nuk e paguan policinë e vet, atëherë le ta mbyllë dyqanin”, ka thënë Haradinaj, raporton KP.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme