Sot rënie temperaturash dhe reshje shiu në Shqipëri

Sot rënie temperaturash dhe reshje shiu në Shqipëri

08 tetor 2018 09:55

Masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa vijnë nga jugperëndimi duke sjellë vranësira të shpeshta në territorin e Shqipërisë. Rrjedhimisht shira afatshkurtër do të jenë prezente herë pas here thuajse në të gjithë territorin, kryesisht gjatë orëve të pasdites.

Shqipëria mbetet me vranësira dhe shira të izoluar edhe në mbrëmje dhe gjatë orëve të natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit por rënie me 2-3°C sjell mesdita duke ulur maksimumin territorial në 26°C.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme