Në Kosovë vazhdon moti me vranësira e riga shiu

Në Kosovë vazhdon moti me vranësira e riga shiu

08 tetor 2018 09:30

Gjatë pesë ditëve të ardhshme Kosova do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këtë situatë meteorologjike, me këto kondita të elementeve dhe dukurive meteorologjike, moti do të vazhdojë të mbetet stabil dhe me temperatura të larta, mbi vlerat e mesatareve, sidomos të temperaturave maksimale.

Të hënën do të ketë vranësira jostabile që mund të sjellin riga shiu, në territore shumë të kufizuar, por reshje shiu të intensitetit mesatar dhe të lartë nuk parashihen deri në pjesën e dytë të këtij muaji.

Temperaturat minimalet do të lëvizin nga 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, drejtimesh të ndryshme, ku herë-herë shpejtësia e saj mund të arrijë deri 7m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme