Arbëri

Ish-studentët e UP-së përballen me SMS në gjykimin kundër tyre

“Eska (Esat) nxirri 100 euro se po më duhen nesër masi ki me shku në shpi, e ajo çika nesër t`i qet në konto në ora 12”. Këtë mesazh ia ka shkruar Mevludin Beqiri më datën 5 korrik të vitit 2009 Esat Belajt.

Tri ditë më herët, pra më 2 korrik të atij viti, Beqiri ia ka kërkuar numrin e kontos Belajt.

“Qoma numrin e kontos, ok shpejt”, i ka shkruar ai. Në kohën kur janë dërguar këto dy mesazhe, Beqiri dhe Belaj kanë qenë studentë në Fakultetin e Mjekësisë.

Këto mesazhe janë lexuar të premten në gjykimin kundër tyre dhe ndaj 10 personave të tjerë, shumica e të cilëve janë ish-studentë të Universitetit të Prishtinës (UP), kurse disa vazhdojnë të jenë ende studentë. Ata po akuzohen për katër vepra penale: marrje e dhënie ryshfeti, keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe ushtrim ndikimi.

Veprat, sipas aktakuzës, janë kryer gjatë viteve 2009 dhe 2012. Kanë të bëjnë me regjistrime të jashtëligjshme në UP dhe me kalimin e provimeve, kryesisht në Fakultetin e Mjekësisë....(Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.