Arbëri

Senatori John McCain mbërrin në Tiranë

Ministrja Kodheli takim me senatorin McCain (2)TIRANE, 14 Prill/ATSH/- Senatori amerikan John McCain mbërriti të premten në Tiranë, ku u prit në aeroportin e Rinasit nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe ambasadori amerikan, Donald Lu.

Gjatë bashkëbisedimit me senatorin McCain në Rinas, ministrja Kodheli e njohu me progresin e vendit tone në fushën e mbrojtjes dhe angazhimin për të vijuar në këtë drejtim, të bindur se jemi në rrugën e duhur.

Senatori McCain u takua edhe me personelin ushtarak shqiptar të trajnuar në programe të ndryshme të qeverisë amerikane.

Gjatë bashkëbisedimit të tyre, ministrja e Mbrojtjes risolli në vëmendje edhe njëherë misionet ku Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë përfshirë duke nisur nga misioni në detin Egje, deri tek misionet në Afganistan dhe vijoi më tej me stërvitjet e përbashkëta me aleatët.

Ministrja Kodheli takim me senatorin McCain. Gjithashtu ministrja Kodheli u ndal edhe te kontributi i vendit tonë si pjesë e koalicionit global kundër ISIS, kontribut të cilin ministrja ajo e cilësoi të duhur dhe të drejtë.

Shqipëria jep kontributin e saj në misionin paqeruajtës Resolute Support në Afganistan dhe ishte ndër vendet e para që iu bashkua koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS, nën lidershipin e SHBA dhe jep një kontribut aktiv në këtë koalicion.

Senatori McCain vjen në Tiranë në kuadër të një turi në Ballkan dhe mësohet se do të takohet me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e parlamentit Ilir Meta dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

{gallery}