Arbëri

Kurti: Kosova është në rrezik, jemi mbledhur në shesh për t’i ndaluar pushtetarët

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka nisur fjalimin duke falënderuar të gjithë protestuesit që sot janë të pranishëm në protestë.

“Jemi të zemëruar si rrallëherë më parë, por edhe të bashkuar e me shpresë si rrallëherë më parë. Pavarësia e Kosovës është dashtë të jetë pavarësi e shtetit e jo e pushtetit”, ka thënë Kurti.

Qeveria po na rritet, shtoi Kurti, e shteti po na zvogëlohet. “Populli s’duhet të nënshtrohet prandaj jemi këtu bashkë sot. Kosova është shtet i kapur, çlirimi nga okupatori i huaj, na u zëvendësuar me uzurpatorin tonë. Në Kosovë, ligj ka, por drejtësi nuk ka. Shkolla ka, por arsimim nuk ka. Spitale ka, por shërim nuk ka. Konkurse ka, por punë nuk ka. Zgjedhjet mbahen, por ndryshimet s’lejohen. Prej adoleshentëve e deri te prokurorët po përpiqen të ikin nga vendi", tha Kurti. 

”, tha Kurti, transmeton Koha.net.

“Të dashur qytetarë, Republika është në rrezik prandaj ne qytetarët jemi këtu në shesh sepse ata nuk do të jenë në pushtet. Me hajna, me hajna, nuk ka shtet”, ka brohoritur Kurti.

Ai tha se shumica e popullsisë janë ose të varfër ose të papunë, ose të dyja këto. E ata që s’i kanë këto, s’janë të sigurt për jetë, thotë Kurti.

Kurti, gjithashtu tha se kjo nuk është protestë me inate, por e shqetësimit qytetar dhe e dashurisë njerëzore për vendin tonë.

“Aq shumë e duam Kosovën Republikë, e bashkimin me Shqipërinë, sa në asnjë rrethanë nuk i nënshtrohemi një njeriu”, tha Kurti.

“Jepini përgjigje sot Thaçit e Vuçiqit”, u ka thënë qytetarëve Kurti, duke thënë se Serbisë borxh nuk i kemi.

“Aventura e Thaçit duhet të ndalet e të mbetet personale”, tha Kurti, duke shtuar se më askush s’i beson Thaçit.

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, tha ai.