Arbëri

Deputeti Zeka arrestohet për kërcënim të prokurorit

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka është arrestuar sot për kërcënim të prokurorit special, Afrim Shefkiu.

Zeka është dërguar në mbajtje për 48 orë për shkak të kërcënimeve që bëri në një emision televiziv.

Lajmin e arrestimit të tij për Arta TV e ka konfirmuar Ibrahim Berisha, zëvendësprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.