Arbëri

Pse po ndërpriten punimet në autostradën “Arbën Xhaferi”

Punimet e autostradës “Arbën Xhaferi” po vazhdojnë të ndërpriten kohë pas kohe në fshatin Paldenicë, raporton KTV.

Banorë të këtij fshati dhe tre të tjerëve Dremnjakë, Neqavc dhe Gjurgjedell po kërkojnë që të kenë dy rrugë për të shkuar në qytet.

Ata tregojnë se edhe në fillim të punimeve, këto kanë qenë premtimet e ministrisë, por që tash u kanë thënë se do ta kenë vetëm një rrugë.

Në përkrahje të tyre ka dalë edhe komuna. Udhëheqësi i sektorit për shërbime publike, Kujtim Dernjani, thotë se kryetari i komunës është takuar me ministrin Pal Lekaj dhe ka marrë premtime, të cilat kanë mbetur vetëm fjalë.

Por në ministri, përmes një përgjigjeje elektronike, kanë treguar se gjatë javës komunitetit dhe qytetarëve do t’u prezantohen projektet alternative. Banorët kanë paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave.