Arbëri

Limaj: Është në interes të të dy palëve që dialogu Kosovë-Serbi të mbyllet me njohje reciproke

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka thënë se është në interes të Kosovës dhe Serbisë që të arrihet ujdia për mbylljen e temave të hapura dhe të ketë njohje reciproke mes dy shteteve.

Këtë ai e tha në një takim me ambasadoren e re të Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny.

“Ambasadores suedeze ia shpalosa qëndrimin e Qeverisë së Kosovës se dialogu Kosovë-Serbi është i paalternativë dhe në këtë drejtim Kosova po bën përpjekje që të flasë me një zë në këtë proces. Është në interesin e dy vendeve që në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi të arrihet ujdia për mbylljen e temave të hapura dhe ky proces të kulmojë me njohjen reciproke mes dy vendeve. E falënderova ambasadoren për ndihmën e vazhdueshme që shteti mik suedez po i jep Kosovës duke e ftuar për thellim të bashkëpunimit në të gjitha fushat mes dy vendeve”, ka shkruar Limaj në Facebook.