Qytetarët vlerësojnë Kohavisionin lider në informimin e shpejtë e të drejtë

21 shtator 2018 19:17

Më 22 shtator të vitit 2000, në orën 20:00, nisi transmetimin në rrjetin tokësor televizioni KohaVision.

Botuesi i gazetës Koha Ditore, Veton Surroi, kishte mbledhur dhjetëra gazetarë të rinj në moshë, për të realizuar projektin e tij për ndërtimin e një televizioni alternativ në vend, i cili do të mbështetej kryesisht në shtyllën e informimit.

Për 18 vjet pa ndalur asnjë minutë, gazetarët e KohaVisionit janë vënë në kërkim të lajmit, me qëllimin e vetëm, që të informojnë shikuesit, drejt, shpejt dhe saktë.

Programi hapet çdo ditë me transmetimin direkt në orën 7, me lajmet e mëngjesit, për të përmbyllur me Interaktivin, i cili po ashtu transmetohet në kohë reale me informacionin e fundit.

Ekipet e shumta shpërndahen gjithandej dhe punojnë me përgjegjësi të madhe, secili në fushën e tij.

Për 18 vjet Kohavision ka freskuar shpeshherë skemën programore, ndërrimi më i ri është ai i bërë me Emisioni Express në të cilin gërshetohen kultura, arti, politika, jeta sociale dhe sporti. Nga e hëna në të premte nga ora 16 30 deri në 18.45 për shikuesit e KTV-së gjithçka vjen në kohë reale.

Derisa në karriget e nxehta të studiove të KTV-së janë ulur shumë figura të njohura të skenës tonë politike, por edhe të fushave të tjera, që për publikun kanë ardhur nëpërmes debateve në Rubikon dhe Interaktiv.

Duke mbetur gjithnjë origjinal, emisionet e KTV-së kanë sjellë risi dhe energji vazhdimisht.

Që nga programi i mëngjesit “SOT”, Rubikoni, Interaktiv, Pulsi, Cosmo, Rreth Botës, 038, Jeta, Talk, Fashionista, Codex , Automan, Sporti N’KTV, gazetarët dhe moderatorët janë gjithmonë pranë qytetarëve.

Por, skema është shumë më e gjerë, me filma, seri, dokumentarë, cikle biografike, koncerte, show-programe.

Pa dyshim se prapa atyre njerëzve që shohim në ekran, punojnë edhe një dyzinë njerëzish të tjerë që kujdesen për kamerën, skenografinë, realizimin, e shumë detaje të tjera.

Duke qenë televizioni më alternativ dhe me kreativ, KTV-ja nuk ndalet dhe stafi i saj premton edhe shumë dekada informim të drejtë për publikun.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme