Në PSD thonë se kërkesa e Thaçit është përpjekje drejt një autoritarizmi presidencial

Në PSD thonë se kërkesa e Thaçit është përpjekje drejt një autoritarizmi presidencial

21 shtator 2018 18:38

Deputeti Frashër Krasniqi nga PSD-ja, tha se kjo është një tendencë e re e Thaçit për të marrë një rol që nuk i takon dhe për ta fuqizuar rolin e tij politik.

Ai madje thotë se presidenti me veprimet e tij, po e dërgon vendin drejt një lloj autoritarizmi presidencial.

“Mendojmë që është e papranueshme kjo tendencë e pakompromis e Thaçit që t'i ikë Kuvendit dhe ta largojë vendimmarrjen nga Kuvendi. Kushtetuta e Kosovës e përcakton shumë qartë që marrëveshjet ndërkombëtare të cilat kanë të bëjnë me integritetin territorial me çështje të rëndësishme për Republikën e Kosovës duhet të miratohen në Kuvend me dy të tretat[2/3]", tha Krasniqi, për REL.

Presidenti Thaçi, thotë Krasniqi, e di se nuk e ka mbështetjen e opozitës dhe as të deputetëve të tjerë jashtë opozitës dhe po tenton të nënshkruajë një marrëveshje pa ratifikimin e saj nga Kuvendi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme