Arbëri

Thaçi ndan medalje presidenciale për familjen Krasniqi e Jakupi

Descriptive Text

Në Akademinë Përkujtimore për 20 vjetorin e rënies së dëshmorit të Kombit, kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se lufta e UÇK-së bëri që gjithë atdhetarët kudo që ishin të bashkohen pa dallime politike për pavarësi.

“Kolonel Ahmet Krasniqi bëri mobilizimin e të gjithëve për luftën që solli lirinë e Kosovës. Duke u bazuar në mandatin tim, ndaj medaljen presidenciale për familjen Krasniqi. Po ashtu duke nderuar veprën e Qazim Jakupit për liri, nderoj edhe familjen Jakupi me medaljen presidenciale”, tha Thaçi, transmeton kp.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se shqiptarët jeta i ka kthyer në shtegtarë, por sot është obligimi që të kthehet ministri Ahmet Krasniqi.

“Ahmet Krasniqi sot kthehet në Prishtinë, afër presidentit Rugova”, tha Haradinaj, duke shtuar se bashkë me të kthehet edhe dëshmori Qazim Jakupi. Ai premtoi së shpejti do të rivarroset në Prishtinë edhe Ilir Konushevci.

Në emër të bashkëluftëtarve ka folur ministri i FSK-së, Rrustem Berisha. Interesimi i madh i qytetarëve për të marr pjesë në këtë akademi ishte i madh.

Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi do të rivarrosen në varrezat e dëshmorëve në Velani.