Kanë nisur homazhet për Heroin Ahmet Krasniqi e dëshmorin Qazim Jakupi

Kanë nisur homazhet për Heroin Ahmet Krasniqi e dëshmorin Qazim Jakupi

21 shtator 2018 11:35

Prishtinë, 21 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj me anëtarët e kabinetit qeveritar dhe bashkëpunëtorët, kanë bërë homazhe pranë arkivolit të Heroit të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe dëshmorit Qazim Jakupi, në 20 vjetorin e rënies.

Pas homazheve kryeministri Haradinaj është nënshkruar në librin e zisë. “Rruga e lirisë ju kërkoi, sot iu kthyet Kosovës së lirë. Lavdi”, shkroi kryeministri Haradinaj.

Homazhet kanë nisur nga ora 10 dhe do të zgjasin deri në orën 12.

Gjatë ditës së sotme nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, nga ora 12 e 30 do të mbahet akademi përkujtimore, ndërsa në orën 14 do të bëhet rivarrimi i Heroit të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe dëshmorit Qazim Jakupi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme