Arbëri

Thaçi i përgjigjet Haradinajt: Lufta nuk bëhet në studio televizive

“Lufta nuk bëhet në studio televizive, por nëpër istikam”.

Kaq ishte kundërpërgjigja e presidentit Thaçi ndaj kryeministrit Haradinaj për insistimin e vazhdueshëm se ndryshimi i kufijve nënkupton luftë.

Gjatë një takimi që ka pasur me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi, presidenti i Kosovës deklaroi se e mbështesin Maqedoninë në referendum dhe se kjo nuk është ndërhyrje.

Derisa theksoi se po punon për të institucionalizuar këtë kërkesë, ndërkohë e ka ripërsëritur se nuk do ta lejojë Asociacionin me kompetenca ekzekutive, as Republikën Srpska dhe se Ujmani dhe Trepça do të mbeten të Kosovës, siç janë.

Ai tha se Kuvendi po vonohet me nxjerrjen e një Rezolute që do të jepte një mbështetje të plotë të iniciativës për bashkëngjitjen e Luginës.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka thënë se mbështetja e Kosovë është shumë e rëndësishme për ta.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka konfirmuar mundësinë e takimit me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Presidenti pritet të udhëtojë në SHBA, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.