Arbëri

Senati shtyn edhe për një vit afatin për diplomim për studentët që kanë ngecë

Senati i Universitetit të Prishtinës sot ka marrë vendim për t’iu shtyrë edhe për një vit afatin për diplomim studentëve që kanë ngecur, transmeton Koha.net.

Senati i UP-së lë të hapur mundësinë që afati i nëntorit t’i mundësohet studentëve me nga 2 (dy) provime për çdo njësi akademike, thuhet në faqen e Senatit në Facebook.

E vendimet tjera janë:

1) Studentët që kanë kaluar dyfishin e kohës për përfundimin e fakultetit, ju mundësohet një afat shtesë dhe i fundit, deri në përfundimin e shtatorit të vitit të ardhshëm, me kusht që nëse janë me sistem 3 vjeçar t’i ketë të përfunduara dy vitet paraprake të studimeve, e njëjta edhe për ata që janë me sistem 4 vjeçar dhe kështu me radhë.

2) Studentët që kanë kaluar dyfishin e kohës për përfundimin e masterit, ju mundësohet një afat shtesë dhe i fundit, deri në përfundimin e afatit të shtatorit të vitit të ardhshëm, me kusht që nëse janë me sistem 2 vjeçar, ta ketë të përfunduar vitin paraprak, ndërsa ata që janë me sistem një vjeçar, t’i ketë kaluar 50% të provimeve.

3) Qëndron e hapur tema për ngritjen e bursave për studentët që do jenë përfitues të bursave këtë vit akademik.