Arbëri

Kuvendi ratifikon tri marrëveshje ndërkombëtare

Descriptive Text

14:58 - Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar tri marrëveshje ndërkombëtare.

Të tri projektligjet u votuan me më shumë se 2/3 e votave në Kuvend.

Projektligjet e votuara janë:

Marrëveshjea Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian,

Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët”

Marrëveshja ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport.


Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

14:40 - Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës.

Në seancë pritet të votohet për tri projektligje: Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët” dhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport.

Po ashtu, deputetët do të shqyrtojnë edhe Projektligjin për aderimin e Kosovës në Marrëveshjen për themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA).

Në hapje të seancës janë propozuar edhe katër pika të tjera për shqyrtim.


Seanca shtyhet për pak minuta në pritje të deputetëve

Është shtyrë për pak minuta seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, në mungesë të kuorumit.

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se në sallë janë më pak se 60 deputetë, ndërsa për seancë të jashtëzakonshme duhen së paku 80.

Ai ka thënë se seanca do të nisë në momentin që arrihet kuorumi.

Seanca ishte paraparë të niste në orën 14:00.

Në këtë seancë pritet të votohet për tri projektligje: Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët” dhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport.

Po ashtu, deputetët do të shqyrtojnë edhe Projektligjin për aderimin e Kosovës në Marrëveshjen për themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA).