Arbëri

Helikopteri i Shqipërisë “Cougar” në qiejt europianë

Descriptive Text

Një helikopter i tipit ”Cougar” dhe forca speciale shqiptare, morën pjesë në stërvitjen ndërkombëtare “Saber Junction 2018” në Gjermani, raporton atsh.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Ministrja sqaron se në këtë stërvitje masive morën pjesë rreth 5500 trupa nga 20 vende aleate e partnere të NATO-s.

“Veç ‘Cougar’-it, në këtë stërvitje masive ku marrin pjesë rreth 5500 trupa nga 20 vende aleate e partnere të NATO-s është i angazhuar edhe një grup i forcave tona speciale”, thekson ministrja.