MD-ja kërkon mbështetjen e Gjermanisë në fuqizimin e kapaciteteve të mjekësisë ligjore

MD-ja kërkon mbështetjen e Gjermanisë në fuqizimin e kapaciteteve të mjekësisë ligjore

19 shtator 2018 17:58

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri po qëndron në një vizitë zyrtare në Gjermani me ftesë të ministres Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve, Katarina Barley, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në takimin dypalësh, Tahiri ka njoftuar homologen gjermane për angazhimin në përmbushjen e Agjendës së Reformave Evropiane, reformat në drejtësinë penale, kodifikimin e të drejtës civile, bashkëpunimin juridik ndërkombëtar si dhe për reformën strukturore të sektorit të sundimit të ligjit.

Tahiri ka kërkuar mbështetje në fuqizimin e kapaciteteve të mjekësisë ligjore përmes akreditimit të programeve dhe trajnimit të punonjësve mjekoligjor në fusha specifike si dhe në konsolidimin e drejtësisë komerciale përmes një programi të veçantë të trajnimit për organet e sundimit të ligjit në çështjet që ndërlidhen me efikasitetin e shërbimeve gjyqësore ndaj sektorit të biznesit.

Nga ana e saj, Ministrja Federale e Drejtësisë së Gjermanisë, Barley ka mirëpritur angazhimin institucional në fushën e sundimin të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe ka shprehur mbështetjen e plotë të Gjermanisë për proceset e reformave të ndërmarra.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme