KRU-të do t’i paguajnë MMPH-së borxhin prej mbi 1.5 milion euro

KRU-të do t’i paguajnë MMPH-së borxhin prej mbi 1.5 milion euro

19 shtator 2018 16:26

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur sot në takim kryeshefat Ekzekutiv të Kompanive Rajonale të Ujësjellësve, “Prishtina”, “Ibër Lepenci”, “Bifurkacioni”, “Hidromorava”, “Gjakova”, “Hidroregjioni Jugor”, dhe “Hidrodrini”, me të cilët ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi për pagesën e taksës ujore.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se sipas këtyre marrëveshjeve, Kompanitë rajonale të Ujësjellësit (KRU) në afat prej 5 vitesh do të paguajnë borxhin e vjetër 10 vjet që kanë ndaj MMPH-së prej 1.585.654.370 euro duke filluar nga ky muaj me 20 për qind, për të vazhduar edhe katër vite të tjera, me nga 20 për qind të pagesës.

Në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumeve Matoshi, deklaroi se, “qëllimi i këtyre Marrëveshjeve është programimi dhe shlyerja e borxhit të akumuluar prej vitit 2007 – 2017 nga këto kompani”.

Ai tutje shtoi se si MMPH jemi të interesuar që të gjithë ata që shfrytëzojnë burimet ujore të përmbushin obligimet e tyre ligjore, por njëkohësisht janë për t’iu ndihmuar atyre që të zhvillojnë kapacitetet e tyre për shtrirje të rrjetit dhe mirëmbajtjes.

Matoshi deklaroi po ashtu se Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) nuk mund të pajisen me leje ujore nga MMPH-ja në rast të mos pagesës prej 20 për qind të borxhit në muajin shtator.

Nga ana tjetër Kryeshefi i KRU “Prishtina”, Ilir Abdullahu, ka thënë se është lajm i mirë fillimi i pagesës së taksës, derisa ka shtuar se mos pagimi i borxhit nuk do të përsëritet.

Memorandumi ka obligime ligjore dhe ne do ta përkrahim, dhe ky borxh 10 vjeçar do ta kryejmë në këste prej 5 viteve. Besoj që s’do te kemi probleme, presim përkrahje nga ministria për çfarëdo problemi që kemi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme