Takimet private të zyrtarëve të akuzuar me krerët e sistemit të drejtësisë

Takimet private të zyrtarëve të akuzuar me krerët e sistemit të drejtësisë

19 shtator 2018 07:15

Krerët e sistemit të drejtësisë hapur zhvillojnë takime private me zyrtarë publikë, që akuzohen nga Prokuroria e Shtetit për vepra të ndryshme penale, shkruan sot Koha Ditore.

Të enjten kanë drekuar bashkë kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku me deputetin e PDK-së, Zenun Pajaziti.

Pajaziti është pjesë e aktakuzës në rastin “Pronto”. Ata janë parë se bashku në një tavolinë gjatë kohës së drekës, në një restorant në Prishtinë.

Afërsinë me njerëz të akuzuar e ka dëshmuar edhe kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi. Ai javë më parë e pati pranuar publikisht se kishte biseduar në telefon me të akuzuarin tjetër të rastit “Pronto”, Besim Beqaj. (Më shumë lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Agroni (Ferizaj).03/10/2018 15:15

Klani Mafioz PRONTO si Zemunski Klan

Shto koment

Të ngjashme