Vuçiq: Kemi përkrahjen e Kinës për Kosovën

Vuçiq: Kemi përkrahjen e Kinës për Kosovën

18 shtator 2018 23:35

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot në Pekin ka theksuar se Serbia e ka përkrahjen e plotë të Kinës lidhur me çështjen e Kosovës, transmeton Koha.net.

“Ne përkrahim politikën e një Kine. Për ne ekziston një Kinë dhe asgjë tjetër. Ashtu siç është për ta Serbia unike dhe asgjë tjetër”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiqi për TV Pink ka thënë se me kryetarin e Kinës Ji ka folur haptas për bashkëpunimin tekniko-ushtarak dhe se në këtë fushë janë ekipet e dy shteteve që në këtë plan do ta vazhdojnë punën.

“Qytetarët e Serbisë mund të bëhen të sigurt se Serbia, ngadalë, por me siguri, po bëhet më e fuqishme, ka thënë Vuçiq duke shtuar se ushtria e rrënuara gjatë 10 - 12 vjetëve por edhe më parë me humbjet në substancë nga luftërat, tani p ripërtërihet.

Vuçiqit, gjatë vizitës, i është thënë kryetari i Kinës Xi Jingping do t’ia kthejë vizitën në Beograd.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme