Nesër do të mbajë mot me diell

Nesër do të mbajë mot me diell

18 shtator 2018 22:43

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë në kufijtë e rrezikut. Kurse sa i përket fushave barike, ato do të mbesin stabile edhe në ditët në vijim, me një ndryshim minor të amplitudave.

Do të fryjë erë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme