Kepi i Gjelbër vazhdon të mos e njohë Kosovën

Kepi i Gjelbër vazhdon të mos e njohë Kosovën

18 shtator 2018 22:15

Ministri serb i Punëve të jashtme Ivica Daçiq ka biseduar sot me kolegun e shteti afrikan Kepi i Gjelbër Luis Felipe Lopes Tavares dhe atij i ka thënë se Serbia mund të llogarisë në mbështetjen e këtij vendi lidhur me Kosovën, transmeton Koha.net.

"Serbia mund të ketë besim te ne”,citon tanjug fjalët e Tavaresit.

"Do të mbetemi gjithmonë të gjelbër, ashtu si emri ynë", ka thënë Tavares duke komentuar hartën që ia tregoi Daçiqi me vendet e shënuara me të kuqe dhe me ato të gjelbra.

Në hartën e Daçiqit, vendet e shënuara me të gjelbër s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës

Për mediet serbe shefi i diplomacisë serbe ka bërë të ditur se Serbia është bërë anëtare e Lusofonias, union i vendeve që flasin gjuhën portugeze, nga të cilat, shumica, ka thënë ai, s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Pjesë e këtij unioni është edhe Kepi i Gjelbër.

Me diplomatin afrikan ka biseduar edhe kryeministrja serbe Ana Bërnabiq.

Ajo, gjithashtu ka falënderuar që Kepi i Gjelbër s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme