Haradinaj: Dashuria për SHBA –në është speciale

Haradinaj: Dashuria për SHBA –në është speciale

18 shtator 2018 21:14

“Jemi unikë dhe të veçantë sa i përket dashurisë sonë për ShBA-në dhe për këtë kemi arsye të fuqishme. Dhe ne duam që këtë dashuri për ShBA-në ta shndërrojmë në marrëdhënie speciale”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në ceremoninë lamtumire, të organizuar në nder të ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në përfundim të mandatit të tij në Kosovë.

Para të pranishmëve, kryeministri Haradinaj duke shprehur mirënjohje të thellë për shërbimin e ambasadorit amerikan në Kosovë, tha se Delawie, është arsyeja e bashkimit të sotëm në këtë ceremoni lamtumire.

“Pashë edhe shumë kolegë të komunitetit serb, deputetë dhe kryetarë të komunave. Ambasador, ju jeni arsyeja e bashkimit tonë sonte në nderim tuajin dhe të shërbimit tuaj në vendin tonë. Ajo çfarë dua të them, është se, neve na mbetet edhe diçka për të arritur. Dhe ajo është pozita e privilegjuar e Kosovës krahas ShBA-së. Është një shtet në botë, dhe besoj që jemi unik në dashurinë për ShBA-në dhe për këtë kemi arsye të fuqishme” tha kryeministri Haradinaj.

Abasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritje dhe u shpreh tejet i emocionuar që tashmë po kthehet në shtëpinë e tij, por në të njëjtën kohë edhe i mërzitur që po largohet nga Kosova.

Në ceremoninë lamtumire për ambasadorin e SHBA-së Greg Delawie, folën edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shqiptarii20/09/2018 15:07

Perderisa na prijn barinje te tille mardheniet e tona me miqt tane jo qe nuk do te permiresohen por ato do te shkaterrohen!!! Llafet me veprat kan shume fallim!

Shto koment

Të ngjashme