Arbëri

Merr detyrën Luigi Soreca, ambasadori i ri i BE-së në Tiranë

Descriptive Text

Presidenti Ilir Meta pranoi sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca.

Kreu i shtetit shprehu kënaqësinë që Bashkimi Evropian ka përzgjedhur si përfaqësues të tij në vendin tonë një nga njohësit dhe bashkëpunëtorët më të afërt të Shqipërisë dhe rajonit ndër vite, dhe me kontribut të spikatur për suksesin e liberalizimit të vizave me BE, bënë me dije burime zyrtare nga zyra e shtypit pranë Presidencës.

Meta theksoi se përparimi urgjent në çështjet e shtetit të së drejtës dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik janë domosdoshmëri për vendin, dhe përshpejtojnë agjendën integruese të vendit.

Kreu i Shtetit nënvizoi rëndësinë e dyfishimit të përpjekjeve të brendshme dhe rritjen e bashkëpunimit pozitë-opozitë për avancimin e reformave kyçe që do të mundësojnë realizimin e objektivit për çeljen e negociatave vitin e ardhshëm.