Arbëri

Italia zotohet për mbështetje të FSK-së

Ministrja e Mbrojtjes së Italisë, Elisabetta Trenta, është zotuar se Italia do të vazhdojë të mbështesë Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe pjesëtarët e saj me trajnime në fushën e logjistikes.

Trenta sot u takua me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi me të cilin bisedoi për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, për forcimin e fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit në Ballkan dhe për procesin e transformimit të FSK-së në Ushtri.

“Ju falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme, që Italia i ka dhënë dhe po vazhdon t’i japë Kosovës. Me mbështetjen tuaj dhe të vendeve të tjera të NATO-s, Forca e Sigurisë së Kosovës është bërë një forcë shumetnike, profesionale dhe me standarde të NATO-s”, ka thënë Thaçi.

Thaçi dhe Trenta, kanë biseduar edhe për përkrahjen që do ta marrë Forca e Sigurisë së Kosovës përmes Memorandumit të Bashkëpunimit, që sot është nënshkruar nga të dyja shtetet.