Demaliaj: Do ta ndjek privatisht Blakajn, ai është hajn, idiot e rrugaç

Demaliaj: Do ta ndjek privatisht Blakajn, ai është hajn, idiot e rrugaç

17 shtator 2018 21:15

Deputeti i AAK-së dhe ish-anëtari i Komisionit Qeveritar për Verifikimin e Listave të Veteranëve të UÇK-së, Shkumbin Demaliaj, është njëri nga të akuzuarit nga Prokuroria për fryrje të listave të veteranëve.

Demaliaj në një intervistë për televizion publik, ka thënë se është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale. Ai ka thënë se aktakuzë zyrtare për listën e veteranëve nuk ka marrë asnjëherë.

“Familja ime ka pasur një presion të madh për këtë çështje. Ndërsa dje familjes sime i është bërë ofendimi më i madh që i është bërë ndonjëherë”, tha ai.

“Ofendimi i familjes sime është bërë nga një kriminel që është zgjedhur nga Prokuroria Speciale. Ai është një dezertor, hajn, idiot, rrugaç. Ai nëse babën tim e ka akuzua, babën e vet e ka kudër. Ai është biri kudrës, biri babës vet”, ka thënë Demaliaj.

Deputeti i AAK-së ka thënë se ka kaluar momente të vështira dhe se ka pasur presione edhe nga familja se mos ai është në të vërtet i përfshirë në fryrjen e listave të veteranëve.

“Familja ime ka dyshua tek unë. Njerëzit më kanë shikuar me dyshim, madje edhe familja ime më kanë thënë mos ka diçka të vërtet. Dje më kanë thirrur vëllezërit dhe u kam thënë se ju nuk e keni babën veteran, ju nuk jeni veteran edhe ua kam mbyllur telefonin”, deklaroi Demaliaj pas publikimit të disa listave ku babai i tij është përfshirë si “veteran i rrejshëm”.

Demaliaj ka thënë se ka dashur të dërgojë një person të Blakaj për të kërkuar sqarim pse e ka vendosur babanë e tij në listën e veteranëve të rrejshëm, pasi sipas tij vëllezërit i ka ende gjallë dhe ata mund të dëshmojnë vet, përcjell aktivpress.

“Nëse shteti nuk bën kërkesë që ai (Blakaj) të kthehet në atdhe për t’u gjykuar për shantazhin që i ka bërë opinionit, prokurorisë, nga unë do të ndiqet dikur privatisht, nëse shteti nuk merr masa për ta ndjekur”, tha ai.

Komentet

e dreja20/09/2018 15:08

është zor me qenë i drejt në këtë botë të padrejt. Qe besa edhe burrë me kanë te bje me duru pak e mi majt fjalt ma nren se nkoft hanger pitja tepsija eshte met. Kjo pun mun me u drejtu me durim, me vjen qudi si shprehen njerzit keshtu kaq hapur dhe po aq qudi me vjen si munden me i bo publike Propozimet per lista te rrejshme kur dihet se ajo duhet te vertetohet vetem nepermjet nje aktgjykimi te formes se prer dhe deri ne ate moment askush nuk mund te konsiderohet fajtor.

Leka!18/09/2018 14:15

Si ste vjen turp! E ke kanunin "ne zemer". Ti.deputet?!! Marre ste vjen. Ti edhe "kuazi intelektuali". Cka pret kjo shoqeri me politikan si ti dhe shoket e tu.

Shto koment

Të ngjashme