Ushtrojnë korrupsion por nuk përfundojnë në gjykatë, shoqëria civile e cilëson të qëllimshme

16 shtator 2018 19:08

Jo të gjithë ata që kanë ushtruar korrupsion përfundojnë në gjykatë.

Kjo, për shkak se mbi 80 për qind e kallëzimeve penale nuk merren parasysh nga prokurorët në Kosovës, duke u hedhur poshtë, pa u trajtuar fare.

Për shoqërinë civile, hedhja e akuzave të tilla nuk është e paqëllimshme. Sipas tyre, kjo bëhet për të ruajtur figura të caktuara nga ndjekja penale.

Por, në Prokurorinë e Shtetit kanë një arsyetim për këtë. Prokurori Besim Kelmendi, madje thekson se tashmë është krijuar një komision, i cili do të monitorojë gjitha kallëzimet penale që do të hidhen poshtë.

Por, ky komision nuk ka mandat që të shqyrtojë 80 për qindëshin e lëndëve korruptive, për të cilat nuk është arritur të përpilohet një aktakuzë.

Kjo bie në kompetencat e Këshillit Prokurorial të Kosovës. KTV-ja ka provuar të marrë një përgjigje nga Këshilli, por udhëheqësit e tij janë në vizitë zyrtare në Francë.

Ndërkohë që të pakta janë rastet kur prokurorët me vetë-iniciativë apo sipas detyrës zyrtare, nisin hetimet.

Deri vitin e kaluar, Prokuroritë e Kosovës kanë hedhur poshtë edhe dhjetëra kallëzime penale të bëra nga Agjencia Kundër Korrupsionit, duke i konsideruar ato të hartuara keq.

Ndërkaq, të pakta janë edhe rastet që gjetjet e Auditorit të Përgjithshëm janë konkretizuar me akuza.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme