Ramadani: Tranzicioni i FSK-së është i sigurt e i pakthyeshëm

Ramadani: Tranzicioni i FSK-së është i sigurt e i pakthyeshëm

16 shtator 2018 18:15

Për zëvendësministrin e FSK-së, Burim Ramadani, nuk ka vend për skepticizëm, e tranzicioni i FSK-së është i sigurt dhe i pakthyeshëm.

Sipas tij, vendimi për procedimin e projekt-ligjeve nga Qeveria për në Kuvendin e Kosovës nuk është as i atypëratyshëm, as i ngutshëm dhe as i papërkrahje.

“E tëra bazohet në një punë jashtëzakonisht të detajshme, përpjekjeve të gjata, punë të përbashkët me partnerët strategjikë dhe planit të qartë 10 vjeçar. Prandaj, jemi në rrugë të sigurt. Pa asnjë dilemë”, ka thënë Ramadani.

“Kosova po kthehet gradualisht në kontribues për sigurinë rajonale dhe globale. Djemtë e vajzat e Kosovës do të jenë krah-për-krah me botën demokratike për të siguruar paqen kudo nëpër botë.
Rajoni ynë do të përfitojë nga transicioni i FSK-së. Qytetarët dhe komunitetet në Kosovë do të vazhdojnë të kenë mbështetjen e FSK-së”, ka shtuar më tej ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme