PSD kërkon zbatimin urgjent të Ligjit të Punës

PSD kërkon zbatimin urgjent të Ligjit të Punës

16 shtator 2018 17:25

Partia Socialdemokrate ka ftuar Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Inspektoratin e Punës të sigurojnë urgjentisht zbatimin dhe monitorimin në përpikëri të Ligjit të Punës dhe të Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, pas rastit të lëndimit të katër punëtorëve në Ferizaj.

Sot policia njoftoi se katër punëtorë ndërtimtarie ranë nga një lartësi prej tetë metrash gjatë orarit të punës. PSD ka deklaruar se ky nuk është rast i veçantë, pasi vetëm në 6 vitet e fundit, 61 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës.

“Inspektoriati i punës duhet të inspektohet lidhur me punën e tij edhe kundrejt punëdhënësve të cilët nuk po i zbatojnë dispozitat ligjore në fuqi për t’i siguruar punëtorët në vendin e tyre të punës. Mos sigurimi i kushteve bazike të sigurisë në punë flet zëshëm për trajtimin e punëtorëve në Kosovë. Punëtorët, veçanërisht ata në sektorin privat, punojnë në kushte shumë të vështira, për një pagë minimale, me orar të tejzgjatur, pa pushim të merituar dhe pa kurrfarë sigurie. Vdekjet dhe lëndimet nga aksidentet janë pika kulmore të një keqtrajtimi dhe shfrytëzimi të përditshëm. Kjo nuk duhet lejuar. Prandaj është e rëndësishme që Inspektorati i punës ta ketë numrin e nevojshëm të inspektorëve dhe ta ketë vendosmërinë për të siguruar zbatimin e ligjit. Institucionet publike duhet t’u dalin në krahë punëtorëve dhe të drejtave të tyre”, thuhet në reagim të kësaj partie.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme