Arbëri

Sot Dita Ndërkombëtare e Demokracisë

15 shtatori shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Kjo datë është përcaktuar në vitin 2007, me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila inkurajon qeveritë që të forcojnë programet kombëtare për promovimin dhe konsolidimin e demokracisë.

Kjo ditë në vende të ndryshme të bot shënohet me aktivitete të shumta. Ndërsa, në Kosovë është shënuar dje.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e kremtimit të Ditës së Demokracisë, ka thënë se demokracia përbën modelin më të mirë të qeverisjes në historinë politike të njerëzimit, ngase arrin të sigurojë një qeverisje e cila nuk e cenon vlerën më të lartë të individit dhe të shoqërive – lirinë.

Lexo edhe: Në ditën e demokracisë, thuhet se në Kosovë s’ka demokraci