Hoxha: Sfida e radhës për Kosovën është në Këshillin e Ministrave

Hoxha: Sfida e radhës për Kosovën është në Këshillin e Ministrave

14 shtator 2018 17:35

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha në Express Intervistën në KTV, ka diskutuar rreth liberalizimit të vizave dhe votimit të djeshëm pozitiv në Parlamentin Evropian.

Ajo tha se sfida e radhës për Kosovën, tani është në Këshillin e Ministrave.

“Kemi pasur përkrahje të madhe, sidomos duke ditur nga kush kanë ardhur këto përkrahje”, tha ajo. Por, ajo sqaroi se ato janë vota të partive politike.

Hoxha tha se Këshilli i Ministrave ka disa mekanizma. “Më duhet t’ju them se takimi i parë do mbahet me 17 shtator”, tha ajo, duke shtuar se do jetë proces i komplikuar, por nëse ka vullnet politik, gjithçka do të shkoj si duhet.

Në mbledhjen e dhjetorit, Hoxha tha se do ishte mirë që Këshilli i Ministrave të votojë.

“Në dhjetor përfundon procesi vendimmarrës”, tha ajo, duke shtuar se “më asgjë nuk është në dorën tonë”.

Por, Hoxha ka thënë se Kosova ka punuar shumë në këtë aspekt, dhe kur të ndodh liberalizimi, kosovarët s’do të shkaktojnë probleme.

“Kosova nuk do i shkaktoj kokëdhembje vendeve të Zonës Schengen, pas liberalizimit të vizave, sepse Kosova ka punuar në mekanizmat e mbrojtjes dhe ka punuar edhe kundër migrimit ilegal”, tha ajo.

Hoxha më tej theksoi për hapat e ardhshëm pas votimit në Parlamentin Evropian.

“Votimi në Parlamentin Evropian i jep mundësi Këshillit të Ministrave që të miratoj heqjen e vizave për Kosovën. Sa i përket Këshillit të Ministrave të BE-së vlen të theksohet që formati i cili vendos për liberalizimin e vizave është ai i Këshillit për Drejtësi dhe Punë të Brendshme”, tha Hoxha.

Ajo shtoi se Këshilli i Ministrave të BE-së përbëhet prej disa strukturave duke filluar me Grupet Punuese, Komisionet, e formati i Ministrave.

Ajo tha se në qoftë se Këshilli i Ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë votojnë për heqje të vizave për qytetarët e Kosovës, atëherë dokumenti që nënshkruhet nga Këshilli dhe Parlamenti.

“Pas aprovimit në Këshillin e Ministrave dhe publikimit të Rregullores, hyrja në fuqi varet nga vendimi i këtyre institucioneve përkatëse”, tha ajo.

Për definimin e kufijve, Hoxha tha se si subjekt politik, PDK-ja ka dhënë qëndrimin e vet. “Ne do ruajmë integritetin e Kosovës, patjetër duhet të dialogojmë”, tha ajo.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme