
Kuvendi në pushim deri në orën 18
14:10 Kuvendi në pushim deri në orën 18
Për shkak të nevojës që Kuvendi të funksionojë në përbërje që të marrë vendime të ligjshme, pra të ketë kuorum, kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti, propozoi një pushim deri në orën 18:00.
Për vazhdim, seanca ka në rend të ditës çështje me rëndësi dhe pika që shtyhen nga mbledhja në mbledhje, e që s’përfundojnë, raporton Koha.net.
Deputetët e pranishëm u pajtuan që të mbahet në këtë orë.
13:08 63 deputetë janë në sallë. Votimi tashmë vetëm ka filluar.
Kryeparlamentari Kadri Veseli, po kërkon unitet nga deputetët për t'i votuar Projektligjet në rend dite.
12:45 Nis seanca e Kuvendit, por ende s’ka numër të mjaftueshëm deputetësh
Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, pavarësisht mungesës së numrit të mjaftueshëm të deputetëve të pranishëm.
Kryeparlamentari, Kadri Veseli, njoftoi se seanca do të fillojë edhe me këtë numër që ka, ndërsa procesi i votimit do të nisë kur në sallë të jenë së paku 61 deputetë.
12:31 Ende s’mund të nisë seanca e Kuvendit, janë vetëm 51 të pranishëm
Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Kosovës, por edhe për herë të dytë, s’ka kuorum për t’u mbajtur. Në sallë janë vetëm 51 deputetë.
Mbledhja e Kuvendit të Kosovës, e ndërpreu dje për mungesë kuorumi dhe e caktuan të vazhdonte sot në orën 11:00, por ende s’ka filluar.
Në fakt, ajo qe shtyrë për 10 minuta, për të pritur ardhjen e numrit të mjaftueshëm të deputetëve për vendimmarrje të ligjshme, por kaloi mbi 1 orë dhe tani në sallë, siç njoftoi kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, janë të pranishëm vetëm 51 deputetë. Pra, numër i pamjaftueshëm për të marrë vendime të ligjshme, raporton Koha.net.
Ai, tha se do të presin të vijnë deputetë të tjerë dhe tani ata janë në pritje.
Opozita, LDK-ja, VV-ja e PSD-ja, më herët kanë paralajmëruar mungesën e tyre në mbledhjet e Kuvendit, deri sa nuk vihet në rend të ditës mbledhja e thirrur nga ta, për të mos lejuar Hashim Thaçin të jetë kryenegociator në bisedimet me Serbinë, sepse sipas tyre, po kërcënohet integriteti territorial.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.