Arbëri

Kujt i konvenojnë zgjedhjet e parakohshme?

Zgjedhjet nuk i konvenojnë PDK-së. Kjo për shkak të ndryshimeve brenda subjektit dhe kryetarit të ri, njëherësh kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli.

Bajrush Morina thotë se zgjedhjet mund t'i konvenojnë LVV-së pasi konsideron se mund të ketë rritje.

"Për nga numrat më së shumti i konvenojnë Vetëvendosjes sepse konsideroj se kjo mund të ketë rritje", ka thënë ai.

Morina thotë se edhe LDK ndonëse nuk i kundërshton zgjedhjet, ky subjekt nuk ka edhe për çka të krenohet gjatë kësaj qeverisjeje.

Sipas Morinës, opozita ndonëse kanë shprehur kundërshtimin e pushtetit, ata nuk kanë ofruar asnjë alternativë se si të kalohet ngërçi i cili ka kapluar vendin.

"Nuk mendoj se opozita ka dhënë alternativa për kalimin e këtij ngërçi që po përmendet, ose të paktën nuk jam i informuar. Mbi te gjitha nuk kam parë apo nuk kam dëgjuar që kanë dhënë alternativa edhe për postën, zhvillimin ekonomik e arsimin. Kanë bërë kryesisht fushatë që qeveria është e keqe", ka thënë Morian për Rubikon të KTV-së.

E opinionisti Agon Maliqi nuk e përkrah Morinën në qëndrimin për PDK-në.

Ai thotë se fushata e Veselit tregon subjekti i tij politik nuk është se nuk janë krejtësisht pro zgjedhjeve.