Paneuropa – Deutschland: Mos luani me zjarr!

Paneuropa – Deutschland: Mos luani me zjarr!

11 shtator 2018 11:19

Planet për këmbime të territorit mes Serbisë dhe Kosovës që po propozohen nga presidentët e të dyja vendeve, janë lojë me zjarrin që mund të ndezin lakminë e vendeve tjera të Ballkanit. Kështu thuhet në reagimin e organizatës Paneuropa - Deutschland, të nënshkruar nga zëvendëspresidenti i kësaj organizate për Gjermani Christian Hoferer, transmeton rtklive.com

“Të rinjtë nga lëvizja Paneuropa-Jugend Deutschland janë falënderues për deklaratën e Kancelares Merkel, e cila ka bërë të qartë se: “integriteti territorial i shteteve të Ballkanit Perëndimor është i paprekshëm”.

“Një këmbim i territoreve midis Kosovës dhe Serisë nuk do të çojë në paqe afatgjate të rajonit” thuhet në reagim, ndërsa shtohet se këmbimi i Veriut me Luginën e Preshevës, do të ishte „një këmbim i keq në aspektin ekonomik”.

“Për një zonë të rëndësishme ekonomike me minierat e Trepçës në afërsi të Mitrovicës, Kosova do të merrte një zonë relativisht të parëndësishme ekonomike. Gjithashtu, Kosova do të dorëzonte digën e Ujmanit, një resurs strategjik i rëndësishëm për furnizimin me ujë të vendit”.

Tutje në reagimin e të rinjve nga Paneuropa – Jugend Deutschland thuhet se: „ Ideja për shtete monoetnike është e tejkaluar dhe se në të shkuarën, këto ide në mënyrë të përsëritur kanë qenë shkaktarë për vuajtje të mëdha dhe vrasjen të shumë njerëzve”.

Për sa i përket pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës, në reagim i bëhet thirrje Serbisë, të respektojë të drejtë e shqiptarëve dhe të heqë dorë nga diskriminimi i tyre në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe përfshirjes së tyre në institucionet shtetërore publike”.

“Për shtet tjera të Evropës Juglindore, këmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do të thoshte hapje e “kutisë së Pandorës”, në veçanti për Bosnjë e Hercegovinën dhe Maqedoninë”, thuhet mes tjerash në reagimin e lëvizjes evropiane Paneuropa në Gjermani, e nënshkruar nga zëvendëspresidenti i saj, Chrisitan Hoferer.”Që të mos keqkuptohemi: “Peaceful border changes”, parimisht mund të arsyetohen, por në një rast të tillë, ata duhet të miratohen nga shumica e palëve pjesëmarrëse. Bashkimi Evropian, kërkon që grindjet për kufij të përfundojnë para se shtet të anëtarësohen në BE. Në Ballkan ka forca politike, të cilat që 20 vite kërkojnë ndryshime kufijsh. Ç‘është e vërteta, nacionalistët gjithkund janë të pakënaqur. Sidoqoftë, ideja që përmes lëvizjes së kufijve të zgjidhen problemet e minoriteteve, është një sinjal fatal. Kjo nuk është asgjë tjetër, pos lojë me zjarrin” thuhet në reagimin e “Paneuropa – Jugend Deutschland”.

Komentet

Genci14/09/2018 13:58

Prej kohesh po e ndjek kete subjekt,por me shume ka konfuzion e nuk po kuptojme asgje,sepse po krijohet pershtypja qe gjithcka varet nga Thaci. A ka mundesi Thaci tju spjegoj Shqipetareve : - qe Kosova nuk eshte prone e tij, e per cfare po bisedohet? Boll kane marre Serbet.Thaci, nese eshte i zoti,ta bindi Vucicin,me marr luginen e Presheves,nese vertet duan pak respekt nga Shqipetaret. Mirepo,e verteta mendoj se eshte ndryshe,Trikat e Serbeve ne pergjithesi e te Vucicit,Thaci, nuk mund ti perballoje vetem. H.Thaci,o burr,mos luaj me nervat e Shqipeve

Shto koment

Të ngjashme