Arbëri

Kelmendi: Thaçi detyron liderët e Luginës të propozojnë rezolutë, kur Kuvendi provon të bëjë të kundërtën

Descriptive Text

Gazetari e producenti Adriatik Kelmendi ka komentuar kërkesën e liderëve të Luginës për rezolutë për t’ mundësuar bashkimin e kësaj pjese me Kosovën.

Sipas Kelmendit, liderët e Luginës për këtë janë detyruar nga presidenti Thaçi.

“Çfarë spini bre! Kur bllokohet rezoluta e opozitës për ndalimin e negocimit të kufijve të Kosovës, Presidenti Thaçi i detyron përfaqësuesit e Luginës së Preshevës për ta kërkuar në Kuvend një rezolutë që flet pikërisht për të kundërtën e mosndryshimit të kufijve”, ka thënë Kelmendi.

Kelmendi ka shprehur bindjen se nëse Kuvendi i Kosovës e hapë me rezolutë rrugën e ndryshimit të kufirit të Kosovës, gjoja për t’i hapur rrugë bashkimit të Preshevës, s’ka si t’ia mbyllë rrugën Serbisë për të kërkuar territore të Kosovës.

“Mos të harrojmë, Serbia e kontrollon edhe Luginën edhe veriun e Kosovës. Kosova s’e kontrollon as veriun e as Luginën. Tash shtinjani lapsin kujt mund t’i dalë hesapi mirë në fund me këto aventura folkloriste-nacionaliste”, ka thënë Kelmendi.