Arbëri

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së diskuton prioritetet e saj për zgjedhjet lokale

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Kryetari i kësaj partie Isa Mustafa, ka thënë do të diskutohet për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë, si dhe për qëndrimet e kësaj partie për liberalizim vizash dhe shënjimin e kufirit me Malin e Zi, raporton KTV.

"Do të doja që të flasim për prioritetet e LDK-së për zgjedhjet lokale si dhe për konkludimin përgjegjësive tona politike dhe qëndrimeve tona sa i përket nxjerrjes së qytetarëve nga izolimi, liberalizimit të vizave dhe demarkacionit të kufirit me Malin e Zi”, ka thënë Mustafa.

Mediat janë lejuar të jenë prezent deri në fund të fjalimit të Isa Mustafës.

Në këtë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së po merr pjesë edhe Vjosa Osmani.