Arbëri

Pacolli si Veseli: Ndarja ose shkëmbimi i territoreve propagandë e kundërshtarëve të Kosovës

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, njësoj si kryeparlamentari Kadri Veseli, ka thënë se janë propagandë e kundërshtarëve të Kosovës idetë për ndarje ose shkëmbim të territoreve me Serbinë.

Pacolli, i cili po merr pjesë në takimin në Bruksel, në kuadër të dialogut me Serbinë, ka thënë se dialogu nuk ka alternativë.

“Dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë s’ka alternativë. Njohja reciproke dhe rruga integruese drejt BE-së është synimi ynë. Ndarja ose shkëmbimi i territoreve janë propagandë e kundërshtarëve të Kosovës”, ka shkruar Pacolli në Facebook.