Arbëri

Dodik: Pacolli, mos e paska pritur tepihun e kuq në Banjallukë

Descriptive Text

Kryetari i Republikës Serbe Milorad Dodik ka deklaruar sot se kryesorja dhe më e rëndësishmja është se ministri i Kosovës Begjet Pacolli ka hequr dorë nga ardhja në Banjallukë.

Në një prononcim për mediet serbe Dodik ka thënë se Pacolli deklaratën se nuk është i mirëseardhur në Banjallukë, Pacolli e ka quajtur kërcënim.

“Ndoshta ai ka menduar se për ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës Republika Serbe do ta shtrojë tepihun e kuq”, citohet të ketë Dodik, transmeton Koha.net .

"Le t’i interpretojë si të dojë deklaratat e mia Pacolli dhe le të ndihet si të dëshirojë. Kryesorja është se ai hoqi dorë nga vizita në Banjallukë e detyrë imja është të kujdesem për nevojat dhe ndjenjat e qytetarëve të Republikës Serbe”, ka thënë ai.