Arbëri

Rrëfimi i Ismet Beqirit për fjalën “klloshar”

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka dhënë sqarimr për videon, në të cilën ai dëgjohet duke i thënë “klloshar” një personi të dielën në Koshare, raporton KTV.

Beqiri ka thënë se personi, të cilit i ishte drejtuar me atë gjuhë, është shoferi i deputetes së Vetëvendosjes, Aida Dërguti.

Beqiri thotë se Dan Deliu është punëtor i Kuvendit edhe aktivist i “Vetëvendosjes”. Shoferi i nënkryetares së Kuvendit, Aida Dërguti, Dan Deliu, që paguhet nga Kuvendi i Kosovës, ka reaguar ndaj kësaj deklarate të Ismet Beqirit.

Por, Aida Dërguti thotë se Ismet Beqiri, nuk e kishte ditur se kujt po i referohet, megjithatë thotë se është e papranueshme gjuha e përdorur nga ai.