Arbëri

Ivaniq: Nuk krahasohen Republika Serbe dhe Kosova

Descriptive Text

Anëtari i Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës nga radhët e serbëve Mladen Ivaniq mendon se nuk është e mirë qasja që të ndërlidhen entiteti i Bosnjë Hercegovinës - Republika Serbe dhe Kosova, transmeton Koha.net.

“Nëse ndërlidhni RS-në e Kosovën, atëherë po hiqet dorë nga njëra. Nëse Kosova është pjesë e Serbisë, atëherë RS-ja, sipas kësaj logjike, nuk mund të jetë pjesë e hapësirës serbe”, ka thënë Ivaniq për gazetën Politika të Beogradit.

Ai mendon se Kosova dhe RS, me pjesë të rëndësishme i përkasin hapësirës etnikes serbe ku serbët duhet të kenë të drejtat e veta institucionale dhe të drejtë për t’i administruar hapësirat ku jetojnë.

Kur bëhet fjalë për raportin e botës ndaj interesave të serbëve në RS dhe për ato të shqiptarëve, ai është pyetur se që sa kohë e kanë pasur shqiptarët krahinën autonome ndërsa serbët këtë e kanë vetëm pak më shumë se 20 vjet.